Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka reaguar lidhur me ftesën për dialog nga ana e Turqisë.
Kryeministri Kyriakos Mitsotakis i drejtoi një mesazh të qartë Turqisë duke thënë se duhet të ndalojnë të luajnë rolin si të mirë dhe duhet të gjendet një datë për të nisur negociatat.
Ai gjatë një konference të përbashkët nga Lisbona me homologun e tij Portugez Anostas ka thënë se Greiqa do të marrë pjesë në kontaktet eksploruese ku të caktohet një datë, bazuar në vendimet e Këshillit Evropian.
I pyetur në lidhje me vërejtjet e Z. Tsavousoglu se Ankaraja dëshiron të fillojë kontakte kërkimore në janar, Z. Mitsotakis e përshkroi atë si “pozitive që Turqia shpreh vullnetin për të filluar procesin” , duke shtuar se qëndrueshmëria dhe vazhdimësia e dialogut janë të nevojshme.
“Mjaft luajtët rolin e ‘burrit të mirë’ dhe uluni në tryezën e dialogut. Të caktohet një datë dhe të ulemi në dialog. Shpresojmë që ftesa turke të jetë për të folur mbi çështjet me të cilat po përballemi” ka thënë Mitsotakis.
Më parë, Kryeministri informoi Z. Costas mbi marrëdhëniet Greko-Turke .
“Z. Borrell ka marrë përsipër përgjegjësinë e paraqitjes së një teksti të plotë mbi zgjedhjet e Evropës me Turqinë”, kujtoi ai.
“Do të jetë në të mirë të Turqisë, Greqisë dhe Evropës që Turqia të ndryshojë politikën e saj . “2021 mund të jetë një vit më i mirë se 2020. Ne shpresojmë që ftesa Turke mbi një çështje me të cilën po përballemi, e cila nuk është asgjë më shumë se caktimi i zonave detare.”
Kujtojmë se bisedimet greko turke për tensionin në Mesdheun Lindor mund të organizohen në Tiranë. Kryeministri Rama i ka bërë ftesë palës greke dhe turke dhe ndërmjetësoi për këtë takim. Ministri turk Cavusoglu tha se do shkonte në Tiranë dhe shpresonte që ftesën ta pranojë edhe ministri grek Dendias.
Top Channel