Shqiptari pronar i dyqanit mesjetar/ Londër, godina më e vjetër i përket shekullit të XIV

02/01/2021 19:56

Një sallon bukurie i papërdorur në veri të Londrës, i blerë nga shqiptari me origjinë nga Librazhdi, Arjanit Dobra për të zgjeruar biznesin e tij të shitjes së luleve, Elisana, duke e rinovuar atë, zbulon një mister dhe sekret mesjetar. Struktura e drurit me të cilën ishte ndërtuar kjo shtëpi, e shndërruar në biznes, pas analizave të bëra daton ne shekullin e 14.

Ekspertët e Insitutit “Historic England” , Komisioni i Insitutit të Arkeologjisë në Kolegjin Univeristar të Londrës, thonë se kemi të bëjmë me “një zbulim që ndodh vetëm një herë në jetë”.

Druri i përdorur daton në vitet 1330 deri në 1362. Ky zbulim u bë pjesë e kronikave të televizionit të BBC, ku arkitektët arritën të ndërtojnë marketin e ndertesës historike.

Arjanit Dobra, i cili rrjetit të dyqaneve të luleve i ka vënë emrin e vajzës së tij Elisana, madje ka arritur të patentoj edhe një lloj trëndafili me emin unik të saj, e bleu këtë ndërtesë në janar të 2020 dhe tregon një detaj interesant.

Si për ironi të fatit, koha kur është ndërtuar ndërtesa i përket periudhës së mortajës së njohur si Black Death në jug të Anglise në vitin 1348 e ku 30 deri 48 për qind e popullsisë u shua nga kjo pandemi.

Shqiptari Arjanit Dobra tashmë do e ekspozojë këtë mister historik mesjetar në kuadër të biznesit të tij, ku ai është shembull frymëzues i shqiptarit të sukseshëm në Britani, që gjithçka e ngritur me mund dhe sakrifica.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA