Muzikantët e vegjël në Gjirokastër/ Talentet u zhvilluan edhe gjatë pandemisë

26/12/2020 12:38

Kamela është 6 vjeç dhe talenti i saj për këngën prej një viti po kultivohet prej muzikantit Gentian Selfo.

Janë më shumë se 20 fëmijë që edhe gjatë pandemisë u përpoqën që ta mbajnë gjallë këngën dhe talentin shpesh herë në natyrë, në sheshe, në shtëpitë e tyre sepse kjo gjë i bën ata të lumtur dhe i largon nga presioni i situatës së ngarkuar me lajme jo të mira.

Gentiani që trashëgoi prej të atit Haxhi Selfo talentin për të kompozuar dhe për të drejtuar grupet e fëmijëve vijon ende të luajë në fizarmonikën 50 vjeçare që dikur e përdorte i ati.Ajo është vegla kryesore muzikore e akademisë së tij të muzikës dhe teatrit sepse investimet për artin sipas tij janë minimale.

Megjithë vështirësitë e panumërta të lidhura me tkurrjen e lindjeve dhe emigrimin e popullsisë ekipi i muzikantëve ja ka dalë që të gjejë talente në kopshte e shkolla. Bashkë me fëmijët ata po i bëjnë dhuratë qytetit këtë fundviti një këngë të gëzueshme festash e titulluar “Ti falim njëri tjetrit dashuri”.

Megjithëse kënga nuk do të luhet në publik për shkak të kufizimeve ajo do ta gjejë rrugën për të shkuar në çdo shtëpi dhe dëshiron të jetë urimi i Gjirokastrës për gjithë Shqipërinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA