Ishte fshehur në një shpellë, kapet autori që vrau turistin për një foto me kalin në Berat Pas më shumë se 12 orësh në arrati, policia ka arritur të arrestojë 45-vjeçarin Josif Kavaja në fshatin Seltë të Elbasanit.
Pas thirrjeve për disa orë rresht për tu dorëzuar, Kavaja nuk ju është bindur urdhrave të policisë.
Në orët e para të mëngjesit ka hapur zjarr ndaj forcave të RENEA-s dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit ka mbetur i plagosur. Nga detajet e para thuhet se 45-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe është shoqëruar për në në spitalin e Elbasanit.

Forca të shumta policie kanë blinduar spitalin si dhe derën e repartit të kirurgjisë.
Në vendngjarje janë gjetur një armë zjarri pushkë dhe një sopat. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan , vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Top Channel