Një studim i realizuar në muajt tetor-nëntor të këtij viti, për matjen e perceptimit të publikut mbi punën e Policisë së Shtetit, është publikuar nga Ministria e Brendshme.
Gjetjet e këtij studimit, te financuar nga qeveria suedeze, i ka prezantuar ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, në prani edhe të drejtuesve më të lartë të Policisë së Shtetit.
“66% e publikut mendon se Policia e Shteti po bën një punë të mirë krahasuar kjo me 36% në vitin 2013. Shikoni se çfarë ndryshimi drastik! Gati dyfish ka pësuar perceptimi që policia bën mirë punën e vet, krahasuar me 2013-ën”,tha Çuçi.
Ardi Veliut, te cilit pas vrasjee nje 25 vjecarit nga policia, i kerkuan doreheqjen me protesta, kryepolici i komentoi keto te fundit si sfide e perballaur me sukses nga policia e shtetit.
“Policia e shtetit i ka kushtuar rëndësi policimit në komunitet. Zyrat e pritjes së qytetarëve janë rikonstruktuar nga e para ose janë ribërë. Në mënyrë të vazhdueshme janë nxjerrë shqetësimet e publikut për kriminalitetin dhe është punuar shumë. Veprat penale të shkeljes së rregullave të qarkullimit po ashtu kanë rënë. Vitet 2018-19-20 kanë qenë me sfida si me protestat, manifestimet, pandeminë dhe sezonin turistik. Policia e shtetit ia doli duke u përballuar me sukses me këto sfida. Vlerësimi i qytetarëve për sjelljen e policisë ka ardhur në vlerësim të vazhdueshëm”, tha ai.
Një pikë tjetër e trajtuar në këtë studim është çështja e ryshfetit në radhët e Policisë së Shtetit. Publiku e vlerëson Policinë e Shtetit, si me përmirësim të dukshëm krahasuar me vitin 2013 kur ishim në të njëjtin nivel me Ukrainën, 74%. Sakaq, sot rezulton te jemi disa vende pranë mesatares së BE-së.
Top Channel