Shumë larg “dasmës së madhe greke” që kemi parë në televizion.

Ajo e Filipit, djalit të mbretit të fundit të Greqisë, Kostandini i II, me borgjezen Nina Flohr ka qenë ceremonia më e thjeshtë që mund të imagjinohej. Mjafton të mendosh që në ceremoninë civile në një resort në Shën Moric, janë pranuar vetëm dy të ftuar; babai i dhëndrit dhe ai i nuses. Një fustan i thjeshtë pana për Ninën dhe kostum i errët për Filipin.

Edhe në paraqitje, çifti ka zgjedhur të jetë i thjeshtë. Të fejuar zyrtarisht nga vera e kaluar, të dy ata sidoqoftë, nuk kanë dashur të heqin dorë nga premtimi për dashuri të përjetshme dhe pavarësisht se pandemia i ka detyruar të kufizojnë numrin e të ftuarve, ata kanë finalizuar gjithçka në respektim të plotë të rregullave. Filipi është 35 vjeç dhe është i fundit nga pesë fëmijët e kostandinit të II dhe Ana Marias të Danimarkës.

Zyrtarisht nuk është një princ, pasi Greqia është republikë nga 1976, por në venat e tij rrjedh gjak blu. Është i afërm edhe me bashkëshortin e mbretëreshës Elisabetë, dukën e Edinburgut. Ndërsa Nina është një 35-vjeçare me origjinë borgjeze, me një familje aspak të rëndomtë. Në 2004-ën babai i saj themeloi një kompani avionësh privatë, ku vetë ajo ishte drejtore krijuese, ndërsa nëna ishte përgjegjëse për modën, për disa edicione ndërkombëtare të Vogue-s.

FOTO GALERI
4/7

Top Channel