“Do t’ju fëlliq para partneres”/ Kleoniki Delijorgji e revoltuar me meshkujt që e ngacmojnë: Jeni të shpifur

26/08/2026 16:43

Ish-moderatorja e emisionit “Goca dhe Gra”, Kleoniki Delijorgji, ka reaguar ashpër në rrjetet sociale me anë të një Insta Story.

E indinjuar nga djemtë të cilët, edhe pse të shoqëruar me një partnere, e shohin dhe e ngacmojnë në rrugë, Kleoniki është shprehur se ‘këta meshkuj ia shpifin’.

“Meshkuj, që keni femra në krah dhe rrini dhe më shikoni mua, një gjë kam për t’ju thënë. Jeni të shpifur dhe ma shpifni”, shprehet Kleoniki në videon e postuar në rrjetin e saj social Instagram.

Ish-moderatoja dhe modelja e njohur shton se, nëse kjo situatë do të përsëritet edhe një herë tjetër, nuk do të ngurrojë të përballet me ta, duke ‘i fëlliqur përballë parterëve të tyre’.

“Dhe për Zotin e madh, nëse shoh prapë një mashkull që mua më sheh me epsh kur ka një femër në krah, unë do të vij aty dhe do ju fëlliq përballë partneres tuaj”, thotë Kleoniki në reagimin e saj.

Kleoniki Delijorgji, është e lindur dhe rritur në Greqi. Në moshën 15 vjeçare, në qershor 2012, u kurorëzua “Miss Shqipëria”, dhe pastaj në nëntor 2012 “Miss Globi”.

Top Channel