Tërmeti la pas qindra të vdekur, Beyoncé dhuron 1 milion dollarë për viktimat
Këngëtarja e njohur Dolly Parton mund të ketë qenë një legjendë e muzikës country për miliona njerëz në mbarë botën, por për Miley Cyrus ajo ishte shumë më tepër, ishte kumbara e saj dhe një prej figurave më të rëndësishme në jetën e saj.
Pas lajmit të trishtë për ndarjen nga jeta të Parton, Cyrus ndau në Instagram një mesazh prekës për atë që e quante me dashuri “Tezja Dolly”.
Edhe pse dy këngëtaret kanë ndarë skenën në disa raste dhe kanë performuar së bashku, Miley theksoi se lidhja e tyre më e veçantë ishte ajo që e jetonin larg kamerave dhe vëmendjes së publikut.
Në mesazhin e saj, Cyrus tha se momentet më të shenjta mes tyre ishin private dhe se kështu do të mbeten gjithmonë. Ajo e përshkroi Dolly-n si një “engjëll” që do ta ketë gjithmonë pranë dhe premtoi se do të përpiqet ta bëjë krenare.
“Ndjenja e humbjes së tezes sime Dolly është diçka që shkon përtej asaj që ndiej se është e drejtë ta ndaj publikisht. Momentet tona më të shenjta ishin private dhe kështu do të mbeten”, shkroi Cyrus.
Ajo kujtoi gjithashtu bisedat e fundit me Parton, të cilat, sipas saj, ishin për muzikën dhe transformimin.
“Një nga bisedat tona të fundit ishte për muzikën dhe transformimin. Gjithmonë do ta dua dhe dua ta bëj krenare”, u shpreh këngëtarja.
Në fund, Miley Cyrus shprehu dhimbjen e saj për familjen dhe miqtë e Dolly Parton, duke thënë se humbja e saj është një dhimbje që e ndajnë të gjithë ata që e kanë dashur.
“Zemra ime thyhet për të gjithë botën, për familjen e saj dhe për miqtë e saj që do ta humbasin shumë. Jemi të gjithë së bashku në këtë humbje dhe do ta shohim në gjithçka që është e bukur”, përfundoi ajo.
Top Channel