Aktori i njohur britanik i filmave komedi, Tim Curry, ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare, pas një dekade me probleme të rënda shëndetësore.

Sipas raportimeve, ylli i Broadway-t u nda nga jeta të martën në mbrëmje në shtëpinë e tij në Los Angeles.

Curry u bë i famshëm në skenën teatrore përmes rolit ikonik të Dr. Frank-N-Furter në The Rocky Horror Show, fillimisht në Londër dhe Los Angeles, përpara se të drejtonte kastin origjinal të Broadway-t në teatrin Belasco.

Gjatë karrierës së tij të jashtëzakonshme në teatër, Curry mori tre nominime për çmimin Tony dhe një nominim për Drama Desk Award, duke lënë një gjurmë të rëndësishme në historinë e Broadway-t.

Ai gjithashtu pati sukses me shumë filma komedi në Hollywood, si “Home Alone 2”, “Scary Movie 2”, “Addams Family Reunion”, por edhe me rolin ikonik të Pennywise në filmin horror “IT”.

Curry pësoi një goditje në tru në vitin 2012. Kjo kërkoi ndërhyrje kirurgjikale dhe, për pjesën tjetër të jetës, ai qëndroi në karrige me rrota. Ai vazhdoi të kishte probleme me lëvizjen dhe kujtesën afatshkurtër.

Vjeshtën e kaluar, ai publikoi kujtimet e tij me titull “Vagabond”.

Top Channel