“Mirë se erdhe, djali ynë Kerem”/ Aktori i njohur turk dhe partnerja e tij prindër për herë të dytë, ndajnë pamjet me fëmijën e sapolindur

26/08/2026 18:17

Aktori i njohur turk Murat Yıldırım dhe bashkëshortja e tij, aktorja marokene dhe ish-Miss Iman Elbani, janë bërë prindër për herë të dytë.

Çifti ndau lajmin e gëzueshëm me ndjekësit në rrjetet sociale, duke publikuar një fotografi ku shfaqen të buzëqeshur, teksa mbajnë në krahë djalin e tyre të porsalindur.

“Mirë se erdhe në botë, djali ynë Kerem”, shkruan çifti në postimin e tyre, duke falënderuar Zotin për bekimin e familjes së tyre dhe duke shprehur dëshirën që i vogli t’u sjellë gëzim dhe lumturi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Iman Elbani Yildirim (@iman_elbani)

Lajmi u prit me shumë entuziazëm nga fansat, të cilët prej vitesh ndjekin historinë e dashurisë dhe jetën familjare të çiftit.

Murat Yıldırım dhe Iman Elbani janë të martuar që prej vitit 2016. Marrëdhënia e tyre ka tërhequr vazhdimisht vëmendjen e publikut, edhe për shkak të prejardhjes së tyre të ndryshme, pasi Murat është turk, ndërsa Iman vjen nga Maroku.

Çifti tashmë kishte edhe një vajzë, Miray, e cila lindi në tetor të vitit 2022.

Tani, familja e tyre është zgjeruar me ardhjen në jetë të Keremit, duke nisur një kapitull të ri për aktorin dhe bashkëshorten e tij./ TAR

Top Channel