Niveli 3 i kufizimeve! Londër, fillon zbatimi i masave të rrepta kundër COVID-19/ Mbyllur kafenetë, restorantet…

16/12/2020 10:17

Në kuadër të luftës kundër shpërthimit të koronavirusit të ri (COVID-19), në Londër ka filluar zbatimi i masave të “nivelit 3” me kufizime më të rrepta.

Në Londër, qyteti me numrin më të lartë të rasteve me COVID-19 në vend, të gjitha kafenetë dhe restorantet u mbyllën, përveç hoteleve, bareve dhe shërbimit “merr dhe shko”.

Për një kohë të shkurtër pati tensione pasi policia paralajmëroi të rinjtë të ndiqnin rregullat. Megjithëse rrugët ishin kryesisht të zbrazëta pas paralajmërimeve, një grup të rinjsh vazhduan të argëtoheshin në sheshet e qytetit.

Në kryeqytet nuk lejohet mbledhja e më shumë se gjashtë personave dhe të shoqërohen në hapësira publike, ndërsa njerëzit gjithashtu nuk do të lejohen të takohen brenda dhe jashtë shtëpive të tyre nëse nuk janë nga e njëjta shtëpi.

Në qytet, ku teatrot dhe kinematë janë detyruar të mbyllin dyert edhe një herë, stadiumet e futbollit do të mbyllen përsëri për tifozët, ndërsa palestrat e mbyllura nuk do të ofrojnë shërbime. Pas 2 dhjetorit, tifozët u lejuan në stadiume, me një limit prej 2.000 personash.

Ceremonitë e dasmave u kufizuan në 15 persona, ndërsa në funerale nuk lejohej prania e më shumë se 30 personave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA