Arrihet marrëveshja për mos mbylljen TikTok në SHBA, akordi mund të nënshkruhen të enjten nga Trump dhe Xi Jinping
Katër luanë në kopshtin zoologjik të Barcelonës kanë rezultuar pozitive me Covid-19, në rastin e dytë të njohur të felinëve të mëdhenj që preken nga virusi.
Kiumbe, mashkulli i ri, dhe tre luaneshat e quajtura Zala, Nima e Run Run u testuan pasi kujdestarët e tyre vunë re simtoma të buta gripi.
Testet e tamponit iu kryen luanëve në mënyrë të njëjtë me njerëzit, pasi kafshët tashmë janë mësuar me stafin e kopshtit, thanë në deklaratën e tyre drejtuesit.
Autoritetet po hetojnë sesi janë infektuar kafshët, në një kohë kur dhe dy anëtarë të stafit kanë rezultuar pozitivë prej muajit të kaluar.
I vetmi rast i mëparshëm i infektimit të felinëve të mëdhenj ishte ai i kopshtit zoologjik në Bronx në New York, ku katër tigra e tre luanë rezultuan pozitivë në prill.
Kopshti zoologjik i Barcelonës tha: “Kemi kontaktuar dhe bashkëpunuar me ekspertët ndërkombëtarë si shërbimi veterinar i kopshtit të Bronx, i vetmi që ka pasur raste të dokumetuara të felinëve me Sars-CoV-2.
“Ndërkohë luanëve u është dhënë kujdesi veterinar për simptomat e tyre të lehta, me mjekime anti-inflamatore dhe monitorim të afërt, ndaj të cilit kafshët po reagojnë mirë”.
Mashkulli katër-vjeçar dhe femrat që janë të gjitha 16 vjeçare, kanë pasur kontakt vetëm me njëri-tjetrin dhe jo me kafshë të tjera.
Drejtuesit shtonin: “Në to nuk është shafqur asnjë nga simptomat e vështirësive respiratore, madje pas 15 ditësh u zhdukën të gjitha sinjalet e sëmundjet, përveç kollitjes apo dështimave”.
Kopshti i Barcelonës është tashmë i hapur.
Gjatë kulmit të epidemisë në prill, kopshti zoologjik i Bronx testoi të gjithë felinët e tij duke përfshirë gepardët dhe leopardët e dëborës.
Asokohe infektimi i tyre besohet se erdhi nga një prej kujdestarëve, i cili ishte asimptomatik.
Top Channel