Chelsea në krye të Premier League-s të paktën deri këtë të diel në mbrëmje. Skuadra e drejtuar nga Frank Lampard triumfoi 3-1 në “Stamford Bridge” ndaj Leeds United dhe parakaloi Liverpoolin e Tottenhamin në renditje.

Një sukses plot karakter nga blutë e Londrës, që u ndëshkuan me gol në që në minutën e katërt, kur Bramford, pasi mori një asist perfekt nga Phillips, shfrytëzoi edhe daljen e pamenduar të Mendy për ta dërguar topin në rrjetë.

Vendësit mundën të reagonin që në minutën e 27-të me Oliver Giroud, që devijoi topin drejt rrjetës në shtyllën e parë, duke nxjerrë jashtë loje mbrojtësit dhe portierin mik. Në minutën e 61-të Zouma kërceu bukur më kokë në zhvillimet e një këndoreje për golin e 2-1, ndërsa në minutën e tretë shtesë mbylli llogaritë me Leedsin Pulisic pas një kundërsulmi të shpejtë të bluve të Londrës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA