Derbi i Madridit, Real-Atletico/ Simeone dhe Mourinho, dy kolosë që vihen sërish përballë pas 12 vitesh

19/09/2026 13:14

Ishte 17 maji i vitit 2013. Në atë ditë në fushën e ‘Santiago Bernabeut’ u zhvillua derbi i fundit i Madridit me Jose Mourinho dhe Diego Pablo Simeone në pankinat e Realit dhe Atleticos. Portugezi ishte në javët e fundit të tij si trajner i Los Blancos dhe ajo ndeshje, siçe e theksoi edhe Simeone kohë më vonë, ndryshoi historinë e kësaj përballjeje.

Tashmë dihet, 1-2 me kohë shtesë, me një mori rastesh të Realit të Madridit që u ndalën nga një Courtois gjigant që tani mbron pikërisht portën e klubit merenges. Golat e Diego Costas dhe Mirandës ishin pika e kthesës në fitoren e La Liga nga ana e Los Colchoneros.

Atleticoi Madrid donte t’i jepte fund një serie 14 vjeçare pa fituar në derbin e madh të Madridit dhe ia doli pikërisht në Santiago Bernabeu, një sukses që i dhuroi trofeun e vetëm të Kupës së Mbretit të fituar me Simeonen në pankinë. Pikërisht pas këtij momenti nuk u shfaq më pankarta me frazën: ‘Kërkohet rival i denjë për derbin’.

Për më tepër, ajo fitore e pare e Atletico Madrid, ndërpristë edhe serinë e rezultateve pozitive të Jose Mourinhos kundër Simeones. Në të njëjtin sezon, Madrid fitoi dy herë derbin e Madridit në La Liga; 2-0 në Bernabeu dhe 1-2 në Vicente Calderonin e dikurshëm. 

Kjo e kësaj fundjave do të jetë sfida e dy trajnerëve që kanë lënë gjurmë në futbollin e këtij shekulli përsa iu përket pankinave. Janë të paktë ata që kanë arritur dimensionin e këtyre trajnerëve(lista kufizohet në emra të tillë si Guardiola, Luis Enrique, Jurgen Klopp apo Carlo Ancelotti) që këtë të dielë do të kthehen të përballen mes tyre pas 12 vitesh

Jose Mourinho u largua nga Reali i Madridit pas asaj finaleje, por fati kishte përgatitur edhe një vallëzim të fundit përsa iu përket përballjeve mes tyre. Mourinho, tashmë si trajner i Chelseat vizitonte Vicente Calderon për një vend në finalen e Ligës së Kampioneve të Lisbonës. Ishte viti 2014 dhe me rezultatin 0-0 anglezët shiheshin si favoritët për t’u përballur në një finale me Realin e Madridit. 

Por ajo ndeshje rezultoi të ishte një ndër më të mirat e Atletico Madrid nën drejtimin e Simeones. Los Colchoneros i dhanë një leksion të mirë Chelsea të Mourinho duke e mundur 3-1 duke prerë biletën për në finalen e Ligës së Kampioneve, diçka që ndodhte per herë të dytë në historinë e Atletico. Tani pas 12 vitesh, Mourinho dhe Simeone do të jenë sërish përballë njëri-tjetrit në një duel që askush nuk e priste që të rikthehej.

Top Channel