Negociatat/ Gjekmarkaj: Është e pamundur që një sundimtar i vogël ti bëj karshillëk Evropës

01/12/2020 22:26

Shtyrjen e negociatave për t’u integruar në Bashkimin Evropian, analisti Agron Gjekmarkaj e cilësoi në studion e emisionit “Open” si një refuzim ndaj Edi Ramës.

Analisti theksoi se Evropa përjashtoi Shqipërinë me kulturë dhe sipas tij nuk ka mundësi një sundimtar i vogël ballkanik t’i bëj karshillëk BE-së.

“Mua më duket non sens që të kërkosh të mos politizohet një çështje që është që është lokomotiva e mendimit politik të partive shqiptare prej 30 vitesh, nga viti 1990 e deri më sot. Nëse ka një gjë që meriton të politizohet është çështja e integrimit të Shqipërisë në Evropë. A ka racizëm të Evropës ndaj Shqipërisë, sigurisht që ka racizëm, është racizëm ndaj tribalizmit që po qeveriset Shqipëria. Unë këtë refuzim e marr si një refuzim ndaj Edi Ramës, është një këshillë që i jepet shqiptarëve që të çlirohen ga Edi Rama, është një këshillë që Shqipëria t’i qahet Evropës duke bërë reforma demokratike. Është e pamundur që një sundimtar i vogël ballkanik që me fjalë sundon Evropën dhe me gjeste ndjek hashikllëkun e Erdoganit t’i bësh karshillëk BE-së dhe Perëndimit në përgjithësi. Ata të ndëshkojnë, me mënyrën e tyre diplomatik dhe ata thonë që një ditë do të hapen por kur Shqipëria do të plotësojë të gjitha kushtet”, tha Gjekmarkaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA