Në një kohë që numrat e rasteve të reja të infektimeve me covid rriten në vend, i tillë është edhe fluksi në spitalet covid.
Në dyert e spitalit Shefqet Ndroqi në kryeqytet presin 6 ambulanca, në të cilat trajtohen edhe pacientët siç shihen nga fotot e siguruara nga Top Channel.
Pacientët madje trajtohen edhe me oksigjen në ambulancë siç shihet në video.
Ndërkohë vetë kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj foli për të gjithë procesin e menaxhimit të pandemisë COVID-19, duke përfshirë edhe denoncimet për ezaurim të kapaciteteve spitalore.
Sipas tij nuk kemi të bëjmë me ezaurim të kapaciteteve, por pritja në ambulancë e rasteve që presin të shtrohen në spitalet COVID, ndodh për shkak se bëhet vlerësimi i rasteve.
Ai u shpreh se nëse në një të ardhme do kemi ezaurim të kapaciteteve do të nisë trajtimi i pacientëve në shtëpia, korridore, hotele edhe stadiume si e gjithë bota.
Top Channel