26/11 16:12
Ka nisur me një minutë heshtje në nderim të legjendës së futbollit botëror, Diego Armando Maradona, ndeshja mes Kombëtares së Femrave të Shqipërisë dhe Qipros.
Ndeshja kualifikuese e Evropianit të Femrave luhet në stadiumin “Loro Boriçi”, ndërsa Kombëtarja shqiptare vuan mungesat e futbollistes Hamidi dhe trajnerit Armir Grima, të cilët kanë rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit.
Pas Qipros, vajzat e Kombëtares do të udhëtojnë për në Lisbonë, ku do të përballen me Portugalinë.
Top Channel