Per te nisur mjekimin, pacienteve me covid qe trajtohen ne shtëpi u kërkohet minimalisht te bejne nje grafi te mushkërive ne rastin me te mire pasi shpesh u kërkohet skaner te cilin duhet ta besh ne spitalet private dhe qe kushton jo pak.
Ne shërbimin publik skaneri behet vetëm ne QSUT por mund te shkosh vetëm nëpërmjet 127. Te gjithë paciente me covid nga e gjithë Tirana, orientohen pranë Dispanserise dhe jo vetëm thyejnë karantinën duke dale rrugëve, por presin ne radhe deri ne tre ore bashke me paciente te tjerë jo covid.
Nese nuk pret tre ore ne radhe, mund te drejtohesh ne shërbimin privat duke mare parasysh koston.
Kur mjeku ka dyshime nje panorame me te detajuar ta jep skopia, por pranë dispanserisë kjo pajisje nuk punon.
Kjo është vetëm ajo cfare tregojnë pacientet pasi brenda ambienteve te dispanserisë, ku behet grafia, panorama është edhe me e rende pasi qytetaret shtyhen me njeri tjetrin dhe as qe behet falje per te respektuar distancën.
Top Channel