Në 24 orët e fundit janë regjistruar 25.173 raste të reja, shifër kjo më e larta ditore në vend deri më tani, duke e ccuar totalin e rasteve në 2.114.502.
Gjithashtu, në 24 orët e fundit janë shënuar 361 humbje jete, duke e çuar numrin total të viktimave në 36.540 persona që prej fillimit të pandemisë.
Numri i të shëruarve ka arritur në 1.611.445, me 16.002 të shëruar në 24 orët e fundit.
Në Moskë janë regjistruar 6.866 raste të reja, duke e çuar shifrën e përgjithshme në 560.579, ndërsa numri i të vdekurve në kryeqytetin rus ka mbërritur në 8.379, me 71 viktima të reja.
Nga ana tjetër, Shërbimi i Shëndetit Publik dhe Mbrojtjes së të Drejtave të Konsumatorit bëri të ditur se deri më tani në Rusi janë kryer mbi 72,9 milionë teste, përfshirë 520 mijë në 24 orët e fundit.
Rasti i parë me COVID-19 në Rusi u zbulua më 31 janar, ndërsa vdekja e parë u regjistrua më 19 mars.
Më 28 tetor, Rusia shtrëngoi masat parandaluese kundër virusit, sipas të cilave, qytetarët detyrohen të mbajnë maska në vende publike, automjete të transportit publik, taksi, parkingje dhe ashensorë.
Po ashtu, në të gjitha qytetet, lokalet e zbavitjes, restorantet, baret dhe kafenetë u ndaluan të punojnë nga ora 23:00 deri në ora 6:00.
Top Channel