22/12 20:40
Mbrëmjen e sotme në “Shiko Kush LUAN” me autore e moderatore Luana Vjollca ishte e ftuar këngëtarja Valbona Mema.
Skuadra e emisionit kishte menduar që për këngëtaren të plotësonte një ëndërr të fëmijërisë së saj.
Ëndrra e saj ka qenë që të bëhej police dhe nuk kishte si mos “shndërrohej” sot në një police mjaft seksi në “Shiko Kush LUAN”.
Mema u kthye në një police tepër të bukur e fisnike dhe kishte për detyrë të jepte disa dënime ndaj pjesëtarve të skuadrës kundërshtare.
E gjithë situata e krijuar shkaktoi të qeshura e kënaqësi për të gjithë të pranishmit në skenë.
Top Channel