
21/02 22:15
Puntata e kësaj të mërkure në “Për’Puthen” nisi me një surprizë. Melvani ftoi për një kërcim romantik Sindin, vajzën që i është bashkuar së fundmi emisionit.
Ai tha se 22-vjeçarja i ka lënë shumë mbresa, duke shtuar se një gjë të tillë e ka thënë që në hyrjen e Sindit, ku deklaroi se “kjo qenka nuse për Kavajë”, duke iu referuar qytetit të tij të lindjes.
Ndërkohë nga krahu tjetër, Sindi e mirëpriti ftesën, e mes dyshes u zhvillua kërcimi që i habiti të gjithë.
Top Channel