Për Jane Seymour, koha ka ndaluar në vend prej shumë vitesh tashmë. Aktorja e njohur është tek të 70-tat, megjithatë fotot e saj me bikini tregojnë trupin e një femre dy herë më të re në moshë.

Seymour thotë se sot ka peshën që kishte në adoleshencë. “ Mund të interpretoj dhe një 25 vjecare, dhe nuk kam bërë asnjë operacion plastik”, shprehet ajo plot vetëbesim. Format e jashtëzakonshme fizike dhe pamja rinore e Jane-it, kanë vetëm një sekret: disiplinën e hekurt.

Aktorja, nënë e katër fëmijëve, konsumon gjithsej një vakt në ditë, i cili përbëhet kryesisht nga peshk, mish pule ose biftek i shoqëruar me perime. Nuk e tepron me e alkoolin dhe ka një regjim të rreptë sa i takon ushtrimeve fizike. Dy herë në javë bën trajtimin e rezistencës, të njohur si “’The Perfect Workout”, me të cilin mjaftojnë 20 minuta javë për të parë rezultate.

Ish vajza Bond thotë se e ka kthyer tashmë në mision të vetin t`i japë te tjerëve këshillat e vyera sesi të kujdesen për veten, të cilat do të kishte dashur t`ia jepnin asaj vetë kur ishte më e re.

FOTO GALERI
3/8

Top Channel