Sergio Ramos ka braktisur konferencën për media këtë të hënë, teksa janë ngritur shumë spekulime që po e lidhin atë me një largim nga Real Madridit dhe kalim tek Paris Saint – Germain.
Ramos u bë lojtari me më së shumë paraqitje në garat evropiane, falë ndeshjes së barazimit kundër Zvicrës 1-1 edhe pse i humbi dy penallti.
Ishte planifikuar që Sergiio Ramos të paraqitej në konferencë për shtyp së bashku me trajnerin e Spanjës, Luis Enrique para ndeshjes kundër Gjermanisë në Ligën e Kombeve të Martën, por është zëvendësuar nga mesfushori i Manchester Cityt, Rodri.
Mungesa e 34-vjeçarit vjen në kohën kur po spekulohet shumë se PSG i ka ofruar kontratë trevjeçare me nga 20 milionë euro në sezon për shërbimet e tij.
Kontrata e Ramosit me Real Madrid-in skadon në fund të sezonin 2020/21 dhe spanjolli është i lirë të bisedojë më klube të tjera që nga 1 janari.
Ndërkohë, para disa javësh, yrajneri i Real Madrid-it, Zinedine Zidane deklaroi se Ramos nuk do të largohet nga “Santiago Bernabu”.
Top Channel