Numri i të infektuarve nga COVID-19 në mbarë botën rritet në afro 54 milionë

14/11/2020 20:51

Pandemia e koronavirusi në mbarë botën është zbuluar tek mbi 53.796.090 persona.

Sipas faqes së internetit “Worldmeter”, e cila përpilon të dhënat mbi pandeminë globale, numri i përgjithshëm i personave që kanë vdekur nga koronavirusi në të gjithë botën ka arritur në 1.310.250 ndërkohë numri i pacientëve të shëruar, paraprakisht të prekur nga virusi, ka shkuar në 37.555.669.

Numri i rasteve aktive me COVID-19 në botë aktualisht është 14.930.179.

SHBA mbetet vendi më i prekur me numrin më të lartë të infeksioneve dhe viktimave nga pandemia. Deri më tani në këtë vend koronavirusi është zbuluar tek 11.066.546 persona, 249.998 prej të cilëve e kanë humbur jetën.

Përveç SHBA-ve, vendet në botë ku numri i persona të rezultuar pozitiv me koronavirus tejkalon shifrën 500 mijë janë:

India (8.773.479), Brazili (5.819.496), Franca (1.922.504), Rusia (1.880.551), Spanja (1.492.608), Mbretëria e Bashkuar (1.317.496), Argjentina (1.296.378), Kolumbia (1.182.697), Italia (1.107.303), Meksika (997.393), Peru (932.650), Gjermania (772.822), Republika e Afrikës Jugore (746.945), Irani (738.322), Polonia (665.547), Kili (528.30), Ukraina (525.176), Belgjika (525.012) dhe Iraku (514.496).

Vendet e tjera, përveç SHBA-ve, ku numri i viktimave tejkalon shifrën 10 mijë janë:

Brazili (164.946), India (129.225), Meksika (97.624), Mbretëria e Bashkuar (51.304), Italia (44.139), Franca (43.892), Spanja (40.769), Irani (40.582), Peru (35.106), Argjentina (35.045), Kolumbia (33.669), Rusia (32.443), Republika e Afrikës Jugore (20.153), Indonezia (15.037), Kili (14.738), Belgjika (14.106), Ekuadori (12.977), Gjermania (12.503), Iraku (11.580), Turqia (11.326) dhe Kanadaja (10.828).

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA