Video/ Pamje tronditëse! Po luanin me çakmak pranë fuçive të naftës, dy të rinjtë filmohen kur hidhen në erë
Frikërat, depresioni dhe pagjumësia janë pasojat më të shpeshta afatgjatë të sëmundjes COVID-19, thotë një studim i ri i realizuar Universiteti i Oksfordit. Rreth një vit pas shfaqjes së koronavirusit u mësua se patogjeni agresiv nuk prek vetëm mushkëritë dhe rrugët e frymëmarrjes, por edhe zemrën, enët e gjakut, nervat, veshkat dhe lëkurën.
Në muajin korrik bota u trondit nga lajmi i neurologëve britanikë se edhe tek pacientët me simptoma të lehta ose tek ata që janë shëruar nga sëmundja, SARS CoV-2 mund të shkaktojë dëme të konsiderueshme të trurit dhe sistemit qendror nervor, të cilat mund nga ana e tyre mund të krijojnë psikoza, paraliza dhe goditje në tru, sëmundje që mund të dallohen shumë vonë.
Tani shkencëtarët e Oxford Health Biomedical Research Centre kanë zbuluar se tek një e pesta e pacientëve sëmundja COVID-19 mund të shkaktojë probleme psiqike. Rezultatet e studimit janë publikuar në revistën shkencore “Lancet Psychiatry”. Për hulumtimin me bazë të gjerë, u vlerësuan së bashku me rrjetin e shëndetit TriNetX dosjet elektronike shëndetësore të 70 milionë pacientëve.
Mes tyre kishte edhe 62.000 të prekur në gjendje të lehtë. Tek ta u kontrollua nëse patën shfaqje të problemeve psiqike në periudhën dy javë deri tre muajsh, pas diagnostikimit me COVID. Sipas studimit tek 18,1 përqind e pacientëve me COVID -19, pra rreth një në pesë pacientë, u diagnostikuan sëmundje psiqike në këtë periudhë kohore, dhe tek 5,8 përqind e pacientëve u pa për herë të parë shfaqja e një sëmundjeje psiqike.
Një nga autorët e studimit, Max Taquet nga Instituti Kombëtar për Studimet e Shëndetit, National Institute for Health Research, tha se ky zbulim ishte i papritur dhe duhet studiuar më tej, por ndërkohë sipas tij, shfaqja e shqetësimeve psiqike duhet shtuar në listën e faktorëve të rrezikut nga COVID-19 “.
Top Channel