Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 239.873, prej të cilëve 1.196 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.
SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.
Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 108.946, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 9.805.121.
Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 6,29 milionë të infektuar, ndërsa numri i testeve ka arritur në mbi 152 milionë.
Aktualisht, shteti i Teksasit është më i godituri në SHBA, me 988.325 raste të konfirmuara, ndërkohë që numri më i lartë i vdekjeve është regjistruar në New York, me gjithsej 33.743 viktima.
Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar India me mbi 8,37 milionë raste dhe Brazili me mbi 5,59 milionë.
Top Channel