Kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me rritjen e rasteve që po ndodhin në vendin tonë.

Në fjalën e tij Rama është shprehur se çdo gjë është në brenda parashikimeve që ka bërë Komiteti teknik i Ekspertëve.

Po ashtu Kryeministri Rama ka reaguar ashpër ndaj deklaratave publike që bëhen nga kryetari I PD-së, Basha dhe kryetarja e LSI-së, Kryemadhi.

“Asgjë nuk është jashtë parashikimeve, ne kemi një strategji vjeshtë dimër për Covidin, ministrja Manastirliu ka folur pa pushim për këtë parashikim.

Ajo që dua t’iu them është se  ne po bëjmë gjithçka dhe askush tjetër nuk po bën më shumë se ne, është fatkeqësi e madhe që një parti që pretendon të qeverisë vendin, pas 25 qershorit sikur u lajmërua dje nga kryetari i Pd-së me ato gabimet e tij.

Përsërit çdo ditë që spitalet janë në kolaps, përsërit që duhet të bëhen teste, spitalet nuk janë në kolaps, pasi para dy ditësh është hapur covid-3 ndërsa covid 4 është gati.

Dua t’iu informoj pas një bisedë të gjatë me komitetin, ne nuk i numërojmë testet që bëhen në privat, përveç atyre që janë pozitiv, numri i testeve që i jepet publikut është vetëm ato që bëhen nga institucionet publike.

Ne nuk i kemi testet e shpejta, jo se nuk i gjemë por sepse kështu ka vendosur komiteti që të bëhet, por shumë shpejt do të fillojmë t’i bëjmë edhe ne.

Unë bëj atë që më këshillojnë atë që më thonë komiteti i ekspertëvë sepse të gjitha kanë dalë.

Si ka mundësi që formulën e Lulzim Bashës për të frenuar Covidin, nuk e ka marrë as Franca apo Gjermania si ka mundësi që bërja e shumë testeve nuk e ka frenuar Covidin në Francë.

Derisa pak kohësh ekspertët botëroret thanë në fillim që maskat nuk bëjnë punë, më pas thanë që vetëm një ambient të mbyllur e më pas edhe në ambient të jashtëm.

Pastaj del një çift që njëri thotë që shkoni në kisha e në xhamia se do të shëroheni, ndërsa tjetri thotë që  do ta frenojmë Covidin.

Një paaftësi që ka marrë proporcione që do të shkojë duke u zmadhuar që të bësh të mendosh që këtë duhen quar për shpifje apo për kurim sepse me to nuk bëhët ndryshe, nuk e di sesi i ndjek pakica këta sharlatanë apo njerëz të sharlatanizuar.

Uneë e kuptoj që është një zhgënjim i madh, sepse siç i shohim edhe ne sondazhet , i shohin edhe ata.

Dhe nuk e di sesi do shkojnë deri tek 25 qershori i Lulit.”

 

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA