Pak para vendimit në Hagë, mbështetësve të Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së u kërkohet të largohen nga hapësirat para gjykatës
Familjarët e Hashim Thaçit dhe Rexhep Selimit kanë hyrë në ambientet e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, për të ndjekur nga afër shpalljen e aktgjykimit për katër ish-krerët e UÇK-së.
Familjarët do të jenë të pranishëm në sallat e gjykatës gjatë seancës, ku pritet të shpallet vendimi i shkallës së parë për Thaçin, Selimin, Kadri Veselin dhe Jakup Krasniqin.
Sakaq, edhe zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca i shoqëruar me ministrin për Familjen dhe Vlerat e Luftës, Andin Hotin kanë arritur në objektin e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.
Nga aty Konjufca tha se “presim vetëm një vendim, vendim lirimi për drejtuesit e UÇK-së”.
Aktgjykimi pritet të nisë në orën 10:00 dhe vendimi do të shpallet veçmas për secilin prej katër të akuzuarve.
Top Channel