Xhaka uron Kosovën për arritjen e Play-Off-it: Kosova ka bërë mrekullinë në këto eliminatore Pak ditë më parë ndër dy ambasadorët më të mëdhenj të artit shqiptar sopranoja Ermonela Jaho dhe tenori Saimir Pirgu në Operan Shtetërore të Mynih-ut interpretuan Madama Butterfly të Puccin-it. Unë kam kënaqësinë që t’i kem të dy sëbashku megjithëse ju duhej të rakordoheshin në orare tepër të ndryshme nga New York-u Ermonela Jahon dhe i ndodhur aktualisht në Mynih për shfaqen e fundit te Makbeth-it tenorin Saimir Pirgu.
E fillojmë nga ju Ermonela, si lindi ky bashkëpunim kaq i veçantë pak ditë para mbylljes së Gjermanisë dhe vetëm me 50 spektatorë?
Qe një shfaqe e vendosur në momentin e fundit dhe duke hequr mënjanë modestinë, në një teatër si ai i Mynihut, që të ketë sukses një shfaqe e tillë duhen dy artistë që mund t’i heshtësh në momentin e fundit dhe të prodhojnë sukses. Unë dhe Saimir e kemi quajtur shfaqe historike, sepse nuk dihet nëse do të rikthehemi përsëri në këtë situatë.
Saimir si ndihesh që je një ndër shfaqet e fundit të Operas së Mynihut, në këtë shfaqe historike si e tha edhe Ermonela?
Ajo kënaqësia të jeh i veshur me kostum, të jesh para publikut në skenë, të kesh kolegët e tu t’i dëgjosh live nuk ka të krahasuar. Do të dua gjithmonë të jem në skenë e të këndoj, kështu që shpresoj ta kalojmë shpejt këtë situatë.
Si ishte energjia midis jush?
Energjia fantastike, sepse nuk është hera e parë që ne këndojmë së bashku. Kjo situatë nxori në pah vulnerabilitetin e të qënit artist. Mos të harrojmë që arti nuk është thjesht një argëtim, por është një nevojë shpirtërore.
Shumë faleminderit edhe njëherë që na bëni krenarë.
Top Channel