Pas testit të alkoolit, Daniel Maldini kryen ato për lëndë narkotike dhe publikon rezultatin
Aleksandër Zverev është një prej tenistëve më të vlerësuar të globit dhe jo më kot mban numrin 7 në renditjen e ATP, si një nga emrat më të fortë në fushë.
Por së fundmi ai detyrohet të përballet me një varg akuzash për abuzime në familje ndërsa një tjetër ish e dashur e tij është raportuar se është shtatzënë me fëmijën e tij.
Alexander Zverev akuzohet se ‘u përpoq të mbyste ish të dashurën e tij dhe e goditi kokën e saj në një mur, gjatë kohës kur ishte impenjuar në turneun US Open të vitit të kaluar. Olya Sharypova, 23 vjec, e cila ishte në një lidhje me Zverev për shumë kohë para se ata të ndaheshin vitin e kaluar, fillimisht zbuloi se ajo ishte një viktimë e dhunës në familje. Më pas e detyruar nga furtuna mediatike, ajo zbuloi dhe emrin, që korrespondon me tenistin e njohur.
“Ai u përpoq të më mbyste me një jastëk, më goditi kokën në mur, më dhunoi dhe dhe në ato momente kisha vërtet frikë për jetën time. Unë u përpoqa të ikja por ai nuk më lejoi” tha vajza që pretendon se është viktimë. Pretendimet vijnë pasi Brenda Patea, një tjetër nga ish të dashurat e Zverev, njoftoi se ajo ishte shtatzënë me fëmijën e tij në fillim të kësaj jave, diçka të cilën sportisti e ka mohuar
Top Channel