E gjithë Europa po përballet me shifra rekord të koronavirusit, ashtu siç ishte parashikuar që do të ndodhte në valën e dytë të pandemisë.
Kreu i OBSH-së për kontinentin e vjetër, Michael Ryan deklaroi se nuk ka më asnjë dyshim që Europa është sot një epiqendër e sëmundjes. “Po shohim një përshpejtim serioz të përhapjes së virusit, dhe ndoshta do të nevojiten masa të reja më të forta”, u shpreh ai teksa fliste për nevojën për të frenuar një përkeqësim të ndjeshëm të situatës. Shifrat si të infektimeve të reja, ashtu edhe të vdekjeve janë në rritje ngado e Franca dhe Gjermania po mendojnë që shumë shpejt, të rikthejnë karantinën.
3.400 raste ditore shënoi Austria, një nivel i ri rekord për këtë vend e Suedia gjithashtu, që u duk se po e përballonte mire rikthimin e sëmundjes, tha se ka pasur gati 2.000 infektime në 24 orë. Me vendimin e tij për të shmangur izolimin total, shteti skandinav u kthye në zemrën e një debate të flaktë mbi strategjinë e ndjekur kundër sëmundjes. Sot ai ka një nivel të vdekjeve për banor disa herë më të lartë se fqinjët e vet, por sërish më të ulët se disa vende të mëdha europiane si Spanja dhe Britania.
Top Channel