Në kuadër të tetorit, muajit të sensibilizimit kundër kancerit të gjirit, Young women’s Christian Association of Albania (YwCA) zhvilloi një marshim sensibilizues në qytetin e Elbasanit.
12 vite më parë do të nisnin aktivitetet e Fiongos Rozë, aktivitete informuese dhe sensibilizuese mbi rëndësinë e diagnostikimit të hershëm të kancërit të gjirit.
Ambasadorja Amerikane Yuri Kim, pjesë e këtij marshimi bëri apel për rritje të ndërgjegjësimit të grave dhe vajzave për të shpëtuar jetën e tyre.
“Gjatë muajit të sensibilizimit kundër kancerit të gjirit ne nderojmë qëndresën e pabesueshme të të mbijetuarave. Kanë mbështetjen dhe lutjet tona të përzemërta ato që kjanë duke luftuar me këtë sëmundje dhe kujtojmë personat e dashur që kemi humbur për shkak të saj. Ky është viti i 12 që Ambasada e SHBA mbështet luftën kundër kancerit të gjirit në Shqipëri dhe është hera e parë që kjo ambasadë përfaqësohet në Shqipëri nga një femër. Kjo është një sëmundje e tmerrshme, por mund të bëhet diçka për të dhe për çdo grua përcjell apelin “ju lutem bëjeni ekzaminimin”, tha Kim.
Pavarësisht kushteve të pandemisë dhe vëmendjes ndaj saj , përfaqësuesi i delegacionit të BE-së i bëri thirrje qeverisë shqiptare të mos neglizhojë kancerin e gjirit.
“Me pandeminë kanë dalë përparësi të ndryshme në pah dhe është konkurencë mes këtyre përparësive. Meqë këtu janë përfaqësues të Kuvendit të Shqipërisë, janë ata që duhet të venë në peshore këto përparësi. Pavarësisht gjithçkaje që ne po bëjmë për luftën kundër pandemisë, lufta kundër kancerit të gjirit nuk duhet të reshtë, ajo duhet të mbetet përparësi”, tha Alexis Hupin.
Nga ana e saj Ministrja e Shëndetësisë vuri në dukje se hapat para që janë bërë në luftën ndaj kësaj sëmundje.
“Kanceri i gjirit po merr përmasa thuajse epidemike, qindra gra e fitojnë betejën me sëmundjen, por vetëm falë diagnostikimit të hershëm, qidra të tjera e humbin këtë betejë dhe shkaku është mungesa e diagnostikimit të hershëm”, Manastirliu.
Top Channel