Kombëtarja shqiptare humbi 3 pozicione në renditjen e FIFA të muajit tetor.

Skuadra kuqezi nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 me Kazakistanin dhe Lituaninë dhe kjo duket se ka ndikuar në zbritjen e saj në vendin e 69 me 1345 pikë, ndërkohë që në klasifikimin e muajit parardhës ishte në të 66 me 1351 pikë.

Rënie në klasifikim pësoi edhe Kosova, por skuadra e Challandes humbi vetëm 1 pozicion duke zbritur nga vendi i 116 në të 117 në kuotën e 1158 pikëve teksa u mposht nga Maqedonia e Veriut dhe Sllovenia, ndërkohë që barazoi 0-0 me Greqinë.

Përsa u përket pozicioneve të para në renditjen e FIFA nuk ka shumë ndryshime. Belgjika vazhdon të kryesojë e ndjekur nga Franca dhe Brazili në vendin e dytë dhe të tretë. Ato që kanë fituar pozicione janë Spanja dhe Argjentina që janë ngjitur respektivisht në vendin e 6 dhe të 8.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA