U zhvillua raundi i dytë i bisedimeve mes Ligës Profesioniste të Futbollit, e përfaqësuar nga presidenti Edvin Libohova, dhe Ministrisë së Financave, me ndërmjetësues të mandatuarin e kryeministrit Rama për zgjidhjen e ngërçit, Fidel Ylli.

Në përfundim të këtij takimi palët në bisedime u shfaqën optimistë për zgjidhjen përfundimtare të problemeve, çka do të çonte në dhënien fund të bojkotit.

“90 për qind e kërkesave janë të realizueshme, flasim për tri pikat. Çështja mbetet te Ligji i Sponsorizimit. Duhet gjetur modaliteti më i përshtatshëm, që vlen për një periudhë sa më të gjatë. Sa i përket faljes së gjobave nga tatimet, duhet bërë një ligj i përbashkët për të gjitha bizneset. Pikat e përcaktuara nga Ministria e Financave do të dorëzohen te kryeministri për miratimin final”, – deklaroi Fidel Ylli.

Edhe në fjalët e presidentit të Ligës Profesioniste, Edvin Libohova u kuptua qartë se mund të ketë konsensus mes palëve.

“Bojkoti vazhdon, derisa sa të jetë zgjidhur problemi i ngritur nga ne. Takimi dhe konkluzionet janë pozitive. Të premten do të ketë një takim tjetër për të finalizuar zgjidhjen. Futbolli e mirëpret një të tillë, por nuk mund të them nëse mund të luajmë këtë fundjavë, apo tjetrën”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA