Ishte mësuesja sot apo ishte me këtë gripin? Mësuesja ime po, ajo e anglishtes mungonte se bëri tamponin nuk bëmë anglisht.
“Me kë bëtë mësim”, Kjo është pyetja e parë që prindërit u bëjnë fëmijëve pasi i marrin nga shkolla, si rrjedhojë e infektimeve të mësuesve në institucionet arsimore dhe zëvëndësimit të tyre nga mësues të tjerë.
Mësimi në shkollën 9 vjeçare Emin Duraku nuk është ndërprerë edhe pse kanë rezultuar pozitiv 13 persona, 10 mësues e 3 sanitare.
Ministria e arsimit ka vlerësuar situatën duke ndryshuar stafin arsimor deri sa mësuesit e infektuar të shërohen.
Ndërsa në një komunikim të brendshëm mes përfaqësuesve të prindërve në bordin e shkollës teksa njoftojnë për rastet e mqsuesve të prekur me covid theksojnë se përgjegjës është shkolla për mosrespektimin e protokolleve të sigurisë.
Top Channel