Tiemoue Bakayoko u prezantua sot te Napoli, pasi iu bashkua skuadrës së drejtuar nga Gennaro Gattuso vetë në orët e fundit të merkatos së këtij viti. Në fjalën e tij para mediave, mesfushori francez pranoi se është te Napoli falë Gattusos dhe theksoi se e ka të qartë çfarë pret trajneri prej tij.

“Gattuso është si një baba për të gjithë futbollistët dhe unë jam këtu vetëm sepse me ka kërkuar ai. E di mirë çfarë do trajneri prej meje dhe po punoj për të gjetur formën më të mirë dhe për të qenë gati”, u shpreh mesfushori.

Bakayoko nuk luan një ndeshje zyrtare që prej muajit mars me Monacon në kampionatin francez, që u ndërpre për shkak të koronavirusit dhe më pas nuk rifilloi më, megjithatë pranoi se është në formë të mirë dhe gati të japë kontributin e tij që këtë fundjavë ndaj Atalantës.

“Është e vërtetë që nuk luaj prej 7 muajsh, por jam stërvitur rregullisht dhe me intensitet, ndaj them se jam në formë të mirë. Jam gati të vihem në dispozicion të trajnerit që për ndeshjen e kësaj fundjave ndaj Atalantës”, tha Bakayoko.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA