Spektakël dhe surpriza në Ligën e Kombeve, Danezët turpërojnë Portugalinë, llogaritë ndërlikohen për Kosovës pas fitores së Austrisë
Rafael Leao ka tërhequr gjithë vëmendjen kur ka mbërritur në grumbullimin fushor të Milanit në Perth të Australisë.
Sulmuesi portugez, i shoqëruar nga Gonçalo Ramos, u prit në hollin e hotelit nga Serginho dhe Panucci me buzëqeshje të shumta, pavarësisht zërave të vazhdueshëm që e lidhin me një largim nga klubi kuqezi. Ylli portugez e ka pranuar më parë publikisht dëshirën për të ndryshuar ambient, ndërsa vetë drejtuesit e Milanit presin shitjen e tij për të financuar goditjet e fundit në merkaton hyrëse.
Megjithatë, Leao u shfaq mjaft i qetë në kamp stërvitor. Ai u përqafua me trajnerin Ruben Amorim – me të cilin pritet të ketë një bisedë kokë më kokë për të sqaruar hapat e radhës – dhe darkoi me bashkëlojtarët. Sipas raportimit të “Il Corriere della Sera”, ai madje ka bërë shaka me shokët e skuadrës duke u thënë: “Hey, më kishit marrë malli!”
Por, kjo nuk duket e mjaftueshme për të menduar për një kthesë të papritur apo qëndrimin e tij në Milano pas shtatë vitesh bashkëpunim. Rruga duket tashmë e përcaktuar dhe fjalën e fundit do ta ketë merkatoja—në veçanti klubi i Fenerbahçes, që duhet të rrisë ofertën për t’iu afruar kërkesës prej 50 milionë eurosh të vendosur nga Milani.
Top Channel