Zyrtare/ Chelsea konfirmon transferimin e radhës, prezantohet mbrojtësi i kombëtares franceze
Fulham është shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje me Real Madridin për transferimin e talentit Gonzalo, ndërsa edhe César Palacios pritet të ndjekë të njëjtën rrugë drejt klubit londinez.
Sipas raportimeve nga Spanja, Gonzalo është shumë afër kalimit te Fulham në një marrëveshje që do t’i sjellë Real Madridit rreth 40-42 milionë euro, për shitjen e 70% të të drejtave të lojtarit. Klubi madrilen do të mbajë 30% të të drejtave, duke ruajtur mundësinë për ta rikthyer në të ardhmen nëse ai vazhdon zhvillimin e tij.
Real Madridi e sheh këtë transferim si një mundësi ideale, jo vetëm për përfitime financiare, por edhe për rritjen profesionale të sulmuesit. Klubi spanjoll synon të mbajë kontroll mbi të ardhmen e lojtarit përmes një klauzole preferenciale.
Përveç Gonzalos, Fulham po punon edhe për transferimin e César Palacios, një tjetër talent të akademisë së Real Madridit. Edhe pse negociatat janë të ndara, ato po zhvillohen paralelisht dhe pritet të mbyllen brenda pak ditësh.
Transferimi i Palacios vlerësohet të jetë mes 7 dhe 10 milionë euro, ndërsa Real Madridi nuk pritet të shesë 100% të kartonit të tij, duke ruajtur gjithashtu një pjesë të të drejtave.
Interesi i fortë i Álvaro Arbeloas ka qenë vendimtar në zhvillimin e këtyre negociatave. Fillimisht, Palacios ishte shumë pranë transferimit te Como, por hyrja e Fulhamit në garë ndryshoi rrjedhën e bisedimeve.
Për Real Madridin, fakti që dy talentet e akademisë do të punojnë nën drejtimin e Arbeloas konsiderohet një garanci shtesë për zhvillimin e tyre, ndërsa Fulham fiton dy prej futbollistëve më premtues të “La Fábrica”.
Top Channel