Trajneri Luciano Spalletti ka ndarë një mesazh mjaft emocionues në rrjetet sociale në nderim të nënës së tij, Ilva, e cila u nda nga jeta së fundmi në moshën 93-vjeçare.

Përmes një postimi të ndjerë në llogarinë e tij në Instagram gjatë orëve të vona të natës, tekniku italian shprehu dhimbjen për humbjen e njeriut të dashur, por njëkohësisht falënderoi të gjithë ata që i kanë qëndruar pranë në këtë moment të vështirë.

“Po shkoj të fle, kështu përfundon dita e parë pa nënën time të adhuruar,” – e nisi shkrimin e tij Spalletti.

“Kur dashuria dhe miqësia janë kaq të forta, arrijnë të hapin rrugë dhe të sjellin pak frymëmarrje edhe në dhimbjen më të madhe. Sot pa ju ishte shumë më e vështirë. Faleminderit nga zemra të gjithëve. Natën e mirë mami, do të të dua përgjithmonë,” – përmbylli ai mesazhin dedikuar nënës së tij.

Top Channel