Bayern Munich i mbyll derën tranferimit të Luis Díaz, drejtori ekzekutiv: Do të ishim budallenj po ta shisnim
Bayern Munich e ka nisur fazën përgatitore me një tjetër goleada ndaj Rottach-Egern, në një miqësore që tashmë është kthyer në traditë për gjigantët bavarezë.
Bayern triumfoi me shifrat e thella 0-15, duke vijuar dominimin absolut në përballjet e fundit ndaj Rottach-Egern. Në pesë ndeshjet e fundit mes tyre, bavarezët kanë shënuar plot 99 gola, ndërsa kanë pësuar vetëm 3.
Por për shqiptarët, vëmendja ishte te dy talentet që gjetën rrjetën. Arijon Ibrahimoviç shënoi golin e tij në minutën e 9-të, duke lënë gjurmën e parë në këtë miqësore.
Momenti më i veçantë erdhi në fund të takimit. Vetëm 16 vjeç, talenti Skënder Nuraj gjeti rrjetën në minutën 90+3’, duke vulosur rezultatin 0-15 dhe duke marrë një moment të rëndësishëm në aventurën e tij me bavarezët.
Top Channel