Plas te Lazio, Gattuso përplaset keq me Kenneth Taylor dhe e përze nga stërvitja
Sulmuesi anglez ka zgjedhur rrjetet sociale për të përshëndetur të gjithë ambientin katalanas, duke shprehur mirënjohjen e tij të thellë për kohën e kaluar në “Camp Nou”.
Ndonëse aventura e tij te Barcelona erdhi në fund, Rashford ka lënë pas vetëm kujtime pozitive dhe një mesazh mjaft me klas për klubin dhe tifozët.
Në mesazhin e tij zyrtar, Rashford shkroi:
“Jashtëzakonisht mirënjohës për të gjithë në klub që e kthyen kohën time këtu në një përvojë kaq pozitive dhe të paharrueshme. Kam shijuar çdo moment dhe do t’i mbaj me vete ato kujtime të veçanta. I uroj klubit dhe të gjithë tifozëve fatin më të mirë dhe sukses të madh këtë sezon.
Visca el Barça!”
Tashmë sulmuesi rikthehet në “Old Trafford” për t’u vënë nën urdhrat e stafit teknik të Manchester United për fazën parasezonale, ndërsa tifozët katalanas e përcjellin me respekt për kontributin e tij.
Top Channel