E akuzon se i shkatërroi karrierën/ Ish-lojtari i Serie A tregon fajtoren: Më kujtojnë vetëm si hamshorin e saj

12/10/2020 21:12

Rexhinaldo nuk arriti kurrë të shpërthente.

Në pesë sezone në Serie A, ai shënoi vetëm 19 gola e nuk arriti nivelin që pritej. 37-vjeçari duket se e ka gjetur fajtoren, lidhja me Elisabeta Kanalis. Në një intervistë të dhënë për “ItaSportPress”, futbollisti i cili aktualisht luan për Katanian në Serinë C, ka rrëfyer historinë e dashurisë me bukuroshen italiane, që sipas tij i çoi dëm karrierën.

“U takuam në shtëpinë e Bernardo Korradit me rastin e ditëlindjes së tij. Ajo e dinte kush isha dhe unë e dija se kush ishte dhe pothuajse ramë në dashuri që në atë mbrëmje. Ishte një histori e bukur dashurie, edhe pse zgjati vetëm disa muaj. Ishte Elisabeta ajo që më la dhe nuk e kam problem ta them, sepse ishte gabimi im. Ishin shtatë muaj intensive, që janë pjesë e jetës time, por tani jam i lumtur me gruan time, Rjana”, tha futbollisti.

Më tej shtoi:

“Jam i kënaqur kur flitet për historinë time me Elisabetën, edhe pse shpesh më kujtojnë thjesht si hamshorin e saj dhe jo si një futbollist me pothuajse 500 ndeshje në Itali. Ajo histori, me një grua të famshme, më hoqi diçka, sepse shumë drejtorë sportivë më konsideronin një futbollist që mendoja vetëm për gratë dhe jetën dëfryese”.

FOTO GALERI
9/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA