Rafael Nadal është i pandalshëm në tokën pariziene teksa në ndeshjen e tij të 100 në Roland Garros regjistroi fitoren e tij të 98.

Bëhet fjalë për sfidën ndaj talentit italian Sinner 3-0. Megjithatë Nadal që kërkon titullin e 13 në këtë turne Grand Slam e pa veten në vështirësi të mëdha në këtë ndeshje sidomos në 2 setet e para kur Sinner arriti dy herë që të fitojë nga një game me shërbimin e Nadal. Por numri 2 i botës që jo më kot përkufizohet si ‘Mbreti’ i fushave me dhe’ diti të kalojë vështirësitë dhe këto dy sete të parë i fitoi 7-6 dhe 6-4, ndërsa seti i tretë nuk kishte histori me me Nadal që e fitoi këtë fraksion 6-1 dhe krejt ndeshjen 3-0 duke kaluar në gjysmëfinale ku do të përballet me Diego Schëartzman.

Argjentinasi bëri surprizën teksa eliminoi Dominic Thiem me tenistët që u bënë protagonistë të një ndeshjeje spektakolare e fituar pikërisht nga Schwartzman 3-2 pas 5 orë e 10 minutash lojë. Seti i parë shkoi për Schwartzman 7-6, por Thiem përmbysi rezultatin duke fituar dy të tjerët 7-5;7-6. me tie break u zgjidh edhe seti i 4 i fituar nga Schwartzman 7-6 ndërkohë që seti final foli i gjithi për argjentinasin Schwartzman që e fitoi fraksionin 6-2 e krejt sfidën 3-2

Për femra, vijon përralla e Iga Swiatek që eliminoi në çerekfinale Martina Travisan me rezultatin 2-0. Italiania e nisi mirë sfidën duke marrë kryesimin në 3-1 në setin e parë, por polakja e rriti nivelin e lojës së saj dhe e fitoi këtë set 6-3, ndërkohë që në të dytin e pati akoma më të lehtë teksa e fitoi atë 6-1. Në gjysmëfinale, Swiatek do të përballet me argjentinasen Podoroska që eliminoi në çerekfinale numrin 3 të turneut Elina Svitolina me rezultatin 2-0. Ishte një ndeshje ku të dyja tenistet hasën në vështirësi të mëdha në ruajtjen e shërbimeve të tyre, por në fund ajo që bëri më mirë ishte Podoroska që fitoi setet 6-2 dhe 6-4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA