Që Meghan ka qenë e rrethuar gjithmonë nga skandalet, që ditën që hyri në monarkinë britanike, është një fakt i ditur tashmë.
Por, të paktën skandalet që i silleshin rrotull, ishin nga rrethi i saj familjar. Tani në skenë po dalin dhe personazhe të tjerë, që po kritikojnë stilin e tyre të jetës, siç është rasti i dajës të Kate Middleton, i cili e ka etiketuar çiftin, si klounë që kërkojnë të tërheqin vetëm vëmendje dhe asgjë më tepër se kaq.
E gjitha kjo ka ndodhur në Linkedin, ku Gary Goldsmith, daja e Kate-it është shprehur me fjalë shumë të ashpra kundrejt çiftit, që sipas tij nuk e kanë idenë fare se çfarë po ndodh në botë dhe kërkojnë vetëm të përfitojnë, pa bërë asgjë për vendin dhe njerëzit.
“Me gjithë atë që po ndodh në botë, këta dy klounë po bëjnë gjithçka, për të qëndruar në qendër në vëmendjes. Ju lutem shumë mbylleni gojën dhe rritni fëmijën! Mjaft ngelët duke kërkuar e kërkuar! Harry ke humbur gjithë respektin që kisha për ty! Meghan je shumë e pandershme! Qepeni! Tani kemi nevojë për të shpëtuar jetë dhe ekonominë!”, shkruante ai.
Edhe pse postimi u fshi pas disa orësh, ai ishte shpërndarë ndërkohë dhe u mor nga shumë media duke bëre kështu xhiron e botës.
Top Channel