Presidenti i Madagaskarit, Andry Rajoelina, ka prezantuar së fundmi versionin në formë kapsule të një pijeje bimore që ai e konsideron trajtim dhe kurë për koronavirusin.

“Covid Organics” nxirret nga artemisia, një bimë me veti të provuara anti malarike, dhe barëra të tjera indigjene. Pasojat e saj nuk janë testuar shkencërisht dhe organizata botërore e shëndetësisë ka lëshuar një seri paralajmërimesh kundër përdorimit dhe shpërndarjes së saj.

“Sot, ne i prezantojmë të gjithë botës kapsulat që përmbajnë ekstrakte artemisie dhe rabintsare-, një bimë lokale e Madagaskarit, virtytet e të cilave janë të njohura globalisht”, tha Rajoelina në një ceremoni inaugurimi në organizuar në kompaninë vendase të farmaceutikës Pharmagalasy.

“Ata që nuk pëlqejnë pijen mund të marrin tani këtë kapsulë që do të dalë në shitje në të gjithë botën”, shtoi ai duke lartësuar burimet natyrore të Madagaskarit dhe ekspertizën e tij, që sic tha, mund të ndryshojnë historinë. Covid organics, sipas tij, është burim krenarie për vendin. Më shumë se një e katërta e popullatës së Madagaskarit, prej 26 milionë banorësh, e kanë marrë deri më tani pijen, sipas shifrave qeveritare dhe ka akoma edhe 9 milionë shishe rezervë. Por vendi në oqeanin indian, sidoqoftë ka regjistruar më shumë se 16400 raste koronavirusi dhe 232 viktima, edhe pse përhapja e infektimit është ngadalësuar javët e fundit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA