Ka përfunduar me rezultatin 1-1 supersfida mes Lacios dhe Interit.
Veç rezultatit, sfida u komentua për dy kartonët e kuq, që u morën në ndeshje. Në minutën e 69-të të sfidës, kapitenin Ciro Immobile, e tradhtuan nervat, teksa pas një dyluftimi në mesfushë goditi me shpullë mesfushorin Arturo Vidal.
Pas konsultimit me var, arbitri i sfidës vendosi që të ndëshkonte me të kuq sulmuesin. Forcat u barazuan pak para fundit të sfidës, pasi në minutën e 85-të, Stefano Sensi, u ndëshkua me të kuqe për motive antisportive.
Mesfushori goditi me forcë lojtarin kundërshtar dhe për këtë u ndëshkua nga gjyqtari. Por vëmendja është e gjitha tek goditja e Immobiles, i cili la për disa minuta të shtrirë në fushë kilianin Vidal.
Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon.
IMMOBILE 🇮🇹 Red Card 🟥 #InterMilan #Lazio pic.twitter.com/fYn2qs8MZ9
— RouteOneFootball (@Route1futbol) October 4, 2020
Top Channel