Rritja e pagës 40%, mjekët s’janë dakord/ Bisedimet me Ministrinë e Shëndetësisë për 4 kërkesat që kanë
30/09/2020 19:36
Mjekët nuk janë dakort me rritjen e pagës në masën 40% . Të dy palët janë ulur në tryezë në ministrinë e Shëndetësisë ku kanë paraqitur secila palë draftin e saj.
Kërkesat e mjekëve përfshijnë të gjithë personelin mjekësor duke filluar që nga sistemi parësor deri tek ai terciar.
Të dy draftet do shqyrtohen nga juristet dhe të hënën që vjen është takimi i radhës.
Kërkesat e mjekëve lidhen me shtesën e pagës , sigurimi i jetës së personelit shëndetësor.
Shpallja dëshmor e mjekëve që humbin jetën për shkak të covid 19 si dhe krijimi i kushteve të punës sipas standardeve ndërkombëtare për parandalimin e covid 19.
Top Channel