Që prej krijimit të përfaqësueses kjo është ndeshja më e rëndësishme në historinë e Kosovës.
Në 8 Shtator në Shkup kundër Maqedonisë së Veriut, skuadra e trajnerit Shaland do të provojë surprizojë akoma më shumë në play off të Ligës së Kombeve, por për këtë do të ketë nevojë për më të mirët.
Në ditët e fundit Dardanët janë përballur me shumë telashe për shkak të pandemisë por edhe lëndimeve, megjithatë gjërat së fundmi kanë nisur të përmirësohen. Dy yjet e Kosovës, Vedat Muriqi e Milot Rashica, pritet të jenë pjesë e grumbullimit pavarësisht se njëri ka vuajtur izolimin nga infektimi me Covid-19, e tjetri nuk është në formë fizike.
Më 5 tetor Kosova do të nisë grumbullimin për sfidën ndaj ballkanasve, një derbi ku fituesi do luajë më pas kualifikimin direkt në Europian, me fituesine ciftit tjetër. Ndërkohë Milot Rashica pas lëndimit me Moldavinë ka pasur stërvitje me pak intensitet, por do të jetë tiullar.
Top Channel