Kryeministri Edi Rama në Vlorë

Kryeministri Edi Rama dha një njoftim të rëndësishëm ditën e sotme gjatë inspektimit të bizneseve në qytetin e Vlorës, ku tha se ambientet e brendshme të lokaleve do të hapen.

Deri më sot, të gjitha ambientet e brendshme të lokaleve qëndronin të mbyllura për shkak të masave anti-covid, për të parandaluar përhapjen e pandemisë.

Rama u shpreh se Ministria e Shëndetësisë do të japë udhëzimet për lokalet të cilat do të kenë mundësi të punojnë edhe brenda, pasi koha po ftohet me ardhjen e vjeshtës dhe qytetarët do ta kenë të pamundur për të qëndruar jashtë.

 “Sot do të dalë njoftimi i ministrisë së Shëndetësisë për hapjen brenda të lokaleve, se është problem tani që fillon koha më e ftohtë, por duke respektuar masat”, tha Rama në Vlorë

Ndërsa po inspektonte disa prej bizneseve në Vlorë ai tha se nuk do të ketë më inspektime, por vetëm mbikëqyrje kundër punës në të zezë, duke respektuar punën e punonjësve.

Ai theksoi se bizneset do të çlirohen  edhe nga tatim- fitimi dhe TVSH-ja. Rama ditën e sotme ka zhvilluar takime me pronarë biznesesh  duke diskutuar se si ka ecur puna gjatë pandemisë së COVID-19.

Heqja e TVSH ishte gjëja më e mirë për biznesin. Gjeja më e rëndësishme është se do shpëtoni nga çdo kontroll inspektimi dhe faturë, por duke monitoruar respektimin për punonjësit sigurimet shëndetësore e shoqërore“,  tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA