Mediat SHBA: Netanyahu vjen me çantat me rroba të palara për të pastruar në Shtëpinë e Bardhë

25/09/2020 17:10

E përditshmja amerikane Washington Post thotë së fundmi me ironi në një editorial se kryeministri izraelit dhe gruaja e tij vijnë vazhdimisht në Shtëpinë e Bardhë me valixhet plot me rroba ta palara “për të përdorur shërbimin e pastrimit falas që ofrohet aty”.

Zyra e Benjamin Netanyahu refuzonte ashpër pretendimet.

Akuzat në dukje figurative nuk kanë të bëjnë si me pastrimin e imazhit të Izraelit pas kritikave botërore për politikat e tij të kontestuara, por me një rast konkret kur zonja e parë izraelite Sara Netanyahu është akuzuar se ka ardhur në vizita shtetërore në SHBA me disa çanta me rroba të palara duke kërkuar pastrimin nga stafi i hotelit.

Pretendimet kanë dalë fillimisht në 2010, gjatë një hetimi të brendshëm për shpërdorim fondesh.

Megjithse është zakon që të ftuarit në Shtëpinë e Bardhë kanë shërbimin e larjes së rrobave, zakonisht ato janë vetëm një numër i kufizuar objektesh, kjo prej natyrës së shkurtër të vizitave shtetërore.

Por një zyrtar i paidentifikuar amerikan i tha Washington Post se “Cifti Netanyahus janë të vetmit që sjellin valixhe me rroba të palara që ne t’ua pastrojmë”.

“Pas përsëritjes në disa udhëtime, u bë e qartë se kjo ishte e qëllimshme”, tha burimi.

Zyrtarët izraelitë i kanë quajtur pretendimet “absurde” por pranonin se kjo kishte ndodhur vazhdimisht.
Netaniahu është aktualisht në gjyq për mashtrim, shkelje besimi dhe pranim rryshfeti.

Ai akuzohet se ka marrë $200,000 dollarë dhurata luksoze si puro e shampanjë, dhe akuzohet për influencim në media.

Zonja Netayanhu është shpallur fajtore për keqpërdorim fondesh publike në 2019 si pjesë e marrveshjes me prokurorët në çështjen ku akuzohej marrje shërbimesh ilegale catering-u.

FOTO GALERI
3/3
Netanyahu ne Washington ne 2010 me zv.president Joe Biden – i cili do te merret perseri me izraelitin nese fiton zgjedhjet e 3 nentorit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA